Shkëndija dhe Vardari barazojnë në regji të arbitrit Stavrev (VIDEO)

Është mbyllur me barazimin 2:2 derbi ndeshja e xhiros së parë të sezonit të ri futbollistik midis Shkëndijës dhe Vardarit, ku në qendër të vëmendjes doli të jetë arbitri, Aleksandar Stavrev, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit edhe njëherë tjetër doli të jetë protagonist, duke ndikuar ndoshta edhe në rezultatin përfundimtarë. I njëjti tregoi 14 kartonë të verdhë, përfshirë këtu edhe dy kartonët ndaj Armend Alimit, i cili në minutën e 63-të ishte i detyruar që të braktis fushën, duke lënë skuadrën me një futbollistë më pak në fushë. Për më tepër fare në fund, Stavrev nuk akordoi një penalti, edhe pse në video xhirim shihet mjaft qartë se mbrojtësi Evgenij Novak luajti me dorë.

Mbyllet me barazim ndeshja ne Tetove midis Shkendijes dhe Vardarit

Kur nuk shenon, ndeshkohesh, Rabotniçki ngushton epersine e RenovesSHKENDIJA – VARDARI 2:2

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Edhe përkundër protestave të futbollistëve vendas arbitri nuk vendosi të tregojë në pikën e bardhë, por tregoi fundin e takimit, duke bërë që Shkëndija dhe Vardari të ndajnë pikët.

Një super gol i Tigran Barsegian në minutën e 5-të i dha avantazhin Vardarit, ndërsa 9 minuta më pas në anën tjetër Besart Ibraimi nuk arriti që të shënojë nga pika e bardhë, duke goditur traverzën.

Megjithatë, atë që nuk arriti ta bëjë gjatë pjesës së parë, Ibraimi e bëri në pjesën e dytë, kur në minutën e 53-të shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

20 minuta më pas Shkëndija realizoi edhe golin e dytë, edhe përkundër faktit se luante me një futbollistë më pak në fushë, kur pas një kombinimi të dyfishtë me Besart Ibraimin, rezervisti Besmir Bojku me të majtën e tij shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Gaçevskit, transmeton “infOSport.mk”.

Mirëpo këtu nuk ishet fundi i golave të shënuar në këtë ndeshje, pasi në minutën e 85-të Goran Popov me një goditje të fuqishme nga rreth 30 metra arriti që të barazojë rezultatin, duke i siguruar në këtë mënyrë një pikë skuadrës së tij nga kjo transfertë e vështirë.

Leave a Reply