UEFA ka përzgjedhur arbitrin Feliks Brih nga Gjermania për të referuar finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Juventusit, e cila do të luhet me 3 qershor në Kardif.
Brih është refer ndërkombëtar nga viti 2007, ndërsa ka qenë pjesë e 5 ndeshjeve të Ligës së Kampionëve të zhvilluara këtë sezon, duke përfshirë këtu edhe takimin në 1/8 e finales Porto-Juventus.
Sa i përket eksperiencës së finaleve, gjermani ka qenë pjesë e finales të luajtur në vitin 2014 në kaudër të Liga Evropës ndërmjet Seviljes dhe Benfikës.