Mançester Junajtedi mundi Lester Sitin me rezultatin 2:1 në “Olld Traford” në ndeshjen hapëse të sezonit në ri në Premierligë, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo hera e 18-të me rradhë që “Djajtë e Kuq” e nisin me fitore sezonin e ri në Premierligë.
Rezultatin e hapi Poll Pogba që në minutën e tretë, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë, ndërsa golin e dytë e realizoi Luka Shou në minutën e 83-të.
Shpresat e “dhelprave” i riktheu Xhejmi Vardi, që në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë nga bankina dhe shënoi në minutat shtesë të takimit, ndërsa shumë pak mungonte që portieri Kasper Shmajhell të barazonte rezultatin, mirëpo goditja e tij me kokë përfundoi vetëm jashtë kuadratit.
Këto dy skuadra për herë të fundit që ishin takuar në një ndeshje hapëse, ishte në sezonin 1998/1999, kur kishin barazuar me rezultatin 2:2 në “Olld Traford”.