Thuajse dihet kundërshtari i Shkëndijës në Liga Europa!?

Shkëndija pas disfatës 0:3 në ndeshjen e parë ndaj Salzburgut në kuadër të rrethit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, me shumë gjasa aventurën europiane do ta vazhdojë me ndeshjet në “play-off” të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo hera e tretë me rradhë që “kuqezinjtë” nga Tetova pritet të luajnë në këtë fazë, edhe pse për të konfirmuar një gjë të tillë do të duhet të presim edhe ndeshjen e dytë që do të zhvillohet në Shkup me datë 14 gusht, kur edhe zyrtarisht do të mësojmë se kush do të luaj në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve, e kush në ato të Liga Europa.

Kundërshtarë i mundshëm me shumë gjasa në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa do të jetë skuadra norvegjeze e Rosenborg, që sonte në transfertë mundi skuadrën irlandeze të Kork Sitit me rezultatin 0:2.

Kjo epërsi skuadrën norvegjeze e sheh shumë afër kualifikimit në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, ndeshje këto që në program janë me datë 23 dhe 30 gusht.

Leave a Reply