Skuadra e Superligës së Kosovës, Ferronikeli fazën kryesore të përgatitjeve po e zhvillon në Ohër, aty ku po shfrytëzon rastin për të zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese, njofton “infOSport.mk”. Dy kundërshtarët e fundit të Ferronikelit ishin dy skuadrat tetovare, Teteksi dhe Renova. Ndaj kësaj të fundit skuadra kosovare pësoi disfatë minimale, 0:1, kur golin e vetëm për gjipspunuesit e realizoi Bshkim Veliu, teksa në ndeshje ndaj Teteksit ata shkëlqyen duke shënuar një fitore të thellë me rezultatin 6:1.
Ish futbollisti i Shkëndijës, Astrit Fazliu, iste më i dalluari në këtë ndeshje, duke realizuar dy gola, teksa nga një gol tjetër për Ferronikelin realizuan edhe Ylli Hoxha, Zhan Karioka, Mevlan Zeka dhe Kastriot Rexha.
Ndeshjen e rradhës miqësore skuadra kosovare do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme (e diel) ndaj FC Shkupit në Çair, ndeshje kjo që starton në ora 17:00.