Drejtori i ri sportiv i Milanit, Leonardo është gati për të bërë një transferim tjetër të bujshëm gjatë kësaj merkatoje vere.
Pas transferimit të Gonzalo Higuain dhe Matia Kaldara, tashmë “rossonerët” po mendojnë seriozisht angazhimin e një mesfushori. Leonardo ka idetë e qarta se kush do të jetë mesfushori ideal, që do të shndërronte Milanin në konkurrent për vendet që sigurojnë Ligën e Kampionëve, e pse jo edhe për titullin kampion.
Milan wishes Milinković-Savić, Leonardo proposes he proposed a €40M loan with an €80M option to buy
What do you think ?
🔁 Retweet for YES
❤️ Like for NO pic.twitter.com/JNR5ulSyQp— Team Milan AC (@TeamMilanAC) August 4, 2018
Milani do të tentojë që të bind Lacion për të lëshuar yllin Sergej Milinkoviç-Saviç, i cili nga ana e presidentit Klaudio Lotito vlerësohet në 120 milion euro. Leonardo ka përgatitur një ofertë prej 40 milion euro për ta huazuar fillimisht atë, që më pas në fund të sezonit të paguajë edhe pjesën tjetër prej 80 milion euro për të blerë kartonin e tij të plotë, njofton “La Stampa.
Me këtë formulë “rossonerët” do të mundohen të ju ikin restrikcioneve nga ana e UEFA-s për “fair-play financiar.
Në rast se nuk arrinë këtë operacion, Leonardo do të mundohet që në “San Siro” të sjellë Mateo Kovaçiçin e Realit të Madridit.
@acmilan sfida alla @juventusfc per Sergej #MilinkovicSavic@leo_de_araujo blitz da 120
🗞 #RassegnaStampa 3/3 pic.twitter.com/EqmXr7szWk— irinmessi® (@IrinMessi) August 4, 2018