Fenerbahçe nderon Fadil Vokrrin, ftesë speciale djalit të tij Gramozit për ndeshjen hapëse

Fenerbahçe nderon Fadil Vokrrin. Drejtuesit e skuadrës së njohur turke në krye me presidentin e ri Ali Koç, i kanë bërë ftesë zyrtare djalit të madh të legjendës së futbollit shqiptarë, Gramoz Vokrrit, për të qenë pjesë e ndeshjes hapëse që Fenerbahçe do ta zhvillojë kundër Bursasporit, në stadiumin “Shukru Saraçollu”.

Ky nder që i bëjnë djalit të Vokrrit, tregon për peshën që ka pasur vetë i ndjeri Fadil Vokrri, i cili ka pasur një karrierë të bujshme, ndërsa pjesë e Fenerbahçes ka qenë për dy vite (1990-92), duke zhvilluar 43 ndeshje dhe duke realizar 13 gola.

Ftesa nga ana e drejtuesve të Fenerbahçes, i ka arritur personalisht Gramozit, i cili drejt Stambollit pritet të udhëtojë të premten, ndërsa do të qëndrojë deri të dielën, një ditë pas ndeshjes me Bursasporin që në program është me datë 11 gusht.

 

Leave a Reply