Gjatë ditës së sotme Milani edhe zyrtarisht ka prezantuar argjentinasin Gonzalo Higuain, i cili foli në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.
Argjentinasi u shpreh i lumtur që i është bashkuar një skuadre si Milani, duke shpalosur pritjet për sezonin e ri me fanellën “kuqezi”.
Pipita pohoi se ka biseduar me drejtorin sportiv Leonardo dhe trajnerin Gatuzo, dy persona këto që kanë luajtur një rol të madh në transferimin e tij në “San Siro”.
Higuain pranoi se Mauricio Sarri e ka dëshiruar atë te Çelzi, mirëpo besimi tek të gjithë te Milani, e ka shtyrë që të vesh fanellën “kuq e zi”.
📲 “Milan es top”. Firmato @G_Higuain @GoalItalia pic.twitter.com/9xJrc2n6II
— Simone Gambino (@SimoneGambino) August 3, 2018
“Dua ti falënderojë të gjithë te Milani për dëshirën e tyre të madhe që të më sjellin këtu. Besoj se do të arsyetoj gjithë atë besim të drejtuesve të kësaj skuadre. E njoh Leonardon që para ardhjes sime këtu. Ai kishte një meritë shumë të madhe për transferimin tim. Fjalët e tij më bindën, pasi në sytë e tij shihja sinqeritetin që ka. Për mua ishte një motivim i madh. Sa i përket Juventusit, mund të ju them falemenderit. Allegri? Kishim mendime të ndryshme ndonjëherë, mirëpo nuk është kjo arsyeja pse unë jam larguar nga Juve. Kam shumë besim te Milani, që nga viti i kaluar më pëlqen shumë. Milani karakterizohet me një histori shumë të pasur” – tha Higuian.
Ai tha se nuk ndjen keqardhje që nuk do të luaj me Kristiano Ronaldo, pasi tashmë e pret atë një sfidë e re, ajo me Milanin, si në Europë, ashtu edhe në “Serie A”.