Mbrojtësi i Bajernit të Munihut, Zherom Boateng, me shumë gjasa këtë verë do të largohet nga Bajerni i Munihut, ndërsa si destinacion i tij i rradhës shihet Anglia dhe jo Franca, siç pretendohej më herët.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja gjermane, “Bild” trajneri i Mançester Junajtid, Hoze Murinjo, e ka bindur mbrojtësin e Kombëtares gjermane për të pranuar ofertën e “Djajve të Kuq”.
Emri i Boateng lidhej edhe me një kalim të mundshëm te PSZH-ja, mirëpo ka qenë vetë Murinjo ai i cili është marrë me këtë çështje, dhe sibduket ja ka arritur qëllimit.
Shifrën që do të përfitojë klubi bavarez nga shitja e Boateng, thujet se do ta shpenzojë për të blerë mbrojtësin e krahut të djathtë, Benzhamin Pavard, nga rradhët e Shtutgartit.