Sulmuesi i Mançester Sitit, Gabriel Zhesus ka vazhduar kontratën me klubin e tij edhe për dy vite të tjera, me ç’rast “pasanikët” siguruan shërbimet e tij deri verën e vitit 2023-të.
Braziliani 21-vjeçar është një ndër sulmuesit më me perspektivë në futbollin botëror, ndërsa një gjë të tillë dëshmojnë edhe statistikat nga sezoni i tij i parë në Angli.
Nga janari i vitit 2017-të ai ka shënuar 24 gola në 53 ndeshje me Mançester Sitin, ndërsa pa dyshim se kontributi i tij ishte i madh gjatë sezonit të fundit, kur u shpallën kampion dhe njëkohësisht fituan edhe Liga Kupën e Anglisë.
Sulmuesi i ri ishte titullarë në të gjitha ndeshjet e Kombëtares së Brazilit në Botërorin e fundit në Rusi.
FIVE more years for our Brazilian boy, 🇧🇷 @gabrieljesus33! #mancity pic.twitter.com/JRfYl8mOye
— Manchester City (@ManCity) August 3, 2018