Juventusi prezantoi Bonuçin

Skuadra kampione e Juventusit edhe zyrtarisht ka prezantuar mbrojtësin, Leonardo Bonuçi, i cili rikthehet në “Alianc Stadium” si pjesë e marrëveshjes me Milanin, ku u përfshinë edhe Gonzalo Higuain dhe Matia Kaldara, të cilët sezonin e ri do të jenë pjesë e “rossonerëve”.

 

Leo u rikthye te Juventusi, aty ku kishte lënë gjurmë viteve të fundit. Për “Zonjën e Vjetër” ai ka zhvilluar plotë 319 ndeshje në 7 sezone të kaluara, ku kishte realizuar edhe 19 gola. Me Juventusin Bonuçi ka fituar 6 tituj kampion në “Serie A”, tre herë kishte fituar Kupën dhe po aq herë Superkupën e Italisë.

“Para 12 muajve u përshëndetëm dhe e përcollëm. Sot jemi të gatshëm që së bashku të përjetojmë ndeshjet e mëdha që na presin” – shkruante në sajtin zyrtarë të klubit.

Leave a Reply