Gostivari ka vazhduar me rinovimin e skuadrës në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Drejtuesit e skuadrës së Gostivarit, së fundmi kanë angazhuar një futbollistë të Makedonija Gjorçe Petrovit, skuadër kjo e cila më herët kishte arritur që ti marrë dy futbollistë skuadrës së Gostivarit, përfshirë këtu edhe golashënuesin më të mirë, Ilirid Ademi. Bëhet fjalë për mesfushorin Stefan Lazareviç, i cili më herët kishte veshur edhe fanellën e skuadrës së Skopje, ndërsa gjithashtu kishte qenë pjesë edhe e përfaqësueseve U17 dhe U19 të Maqedonisë.
Lazareviç kështu bëhet përforcimi i 8-të i Gostivarit gjatë këtij afati kalimtarë, pas portierëve Artan Iljazi dhe Osman Daci, si dhe futbollistëve Antonio Ilieski, Fatih Ismaili, Lavdrim Skenderi, Valon Zeqiri dhe Dejan Velevski.