Erdon Daci flet pas transferimit te Eskishehirspor

Erdon Daci gjatë ditës së sotme është prezantuar nga drejtuesit e skuadrës së Eskishehirspor, skuadër kjo që garon në Ligën e Parë të Turqisë. Ai te kjo skuadër do të luaj në formë huazimi, edhe atë për një vit, me opcion për  blerjen e kartonit të tij nga ana e drejtuesve të  Eskishehirspor, të cilët i;a kanë plotësuar çdo kërkesë sulmuesit shkupjan.

“Fillimisht falënderoj drejtuesit e Eskishehirspor për besimin e dhënë. Siç e dini unë kam qenë pjesë e ekipit të të rinjëve të Konjaspor, te e cila skuadër nuk mu dha mundësia për ekipin e parë, ashtu që një ofertë nga ana e Eskishehirspor erdhi në momentin e duhur dhe në konsultim me drejtuesit e Konjaspor vendosëm që të provoj veten te kjo skuadër, me shpresë se do të kem hapësirën e duhur për të treguar vlerat e mia të vërteta” – tha për “infOSport.mk”, Erdon Daci.

Ky i fundit me Konjaspor zhvilloi një super sezon, prej kur se verën e vitit 2017-të u transferua nga rradhët e Vardarit.

“Te Konjaspor mund të them se u rrita edhe më shumë si futbollistë. Edhe pse luanim me ekipin e të rinjëve, vërtetë kjo më ka ndihmuar shumë, ndërsa mund të them se e shoh veten të gatshëm për sfidën e re të quajtur, Eskishehirspor” – deklaroi Daci, ndryshe vëllai më i madh i familjes, Daci, duke pasur parasysh se edhe Erblini, vëllai i dytë merret me futboll dhe aktualisht është pjesë e juniorëve të FC Shkupit.

Leave a Reply