Lajmi i fundit, Higuain vishet “kuq e zi”! Bonuçi rikthehet te Juve, Kaldara te Milani

Mediat italiane sa po kanë informuar se ka marrë fund telenovela midis Milanit dhe Juventusit rreth shkëmbimit, apo edhe transferimit të Gonzalo Higuain në “San Siro”.

Sipas asaj që raportojnë mediat nga Italia, sulmuesi argjentinas në sezonin e ri futbollistik do të luaj me fanellën “kuqezi”. Ai sezonin e parë do të lua në formë huazimi dhe Milanit do të paguaj për këtë 18 milion euro, që më pas verën e vitit 2019-të, të paguajë edhe 36 milion të tjera për të blerë kartonin e Higuain, që me siguri se do të jetë një përforcim i madh për sulmin e Milanit.

Ndërkohë, është rënë dakord edhe për shkëmbimin kokë më kokë mes Bonuçit dhe Kaldarës, ku secili vlerësohet me 40 milionë euro.

Kapiteni i Milanit këtë sezon, do të rikthehet në Torino, ndërkohë që Kaldara, edhe pa veshur asnjë ndeshje fanellën zyrtare të Juves, do të transferohet tek Milani. Drejtuesit më të lartë të të dy skuadrave nuk kanë dalë ende në deklarata zyrtare, por tashmë gjithçka mund të quhet e mbyllur dhe një gjë të tillë me siguri se të dyja palët do të bëjnë më vonë gjatë ditës.

Leave a Reply