Luanat “kuqezi” të Shkëndijës shpërthejnë në festë

Ka mjaftar fërshëllima e fundit e arbitrit finladez Nevalainen që të shpërthejë festa “kuqezi” midis Tiraspolit të Moldavisë, aty ku Shkëndija arriti që të eliminojë kampionët e  Sherifit dhe të sigurojë një përballje me gjigandët austriak të Salzburgut në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Gëzimi në mesin e futbollistëve të skuadrës tetovare ishte shumë i madh, ndërsa atë e vazhduan edhe në dhomat e xhveshjes, ku jehonte kënga dhe brohoritjet Shkëndija, Shkëndija.

Vërtetë e merituan një gëzim të këtillë këto “LUANA” që u bënë ballë sulmeve të skuadrës kundërshtare për gjatë 90-të minutave. Megjithatë ndoshta nuk ka edhe aq shumë kohë për gëzim, pasi Shkëndijën tashmë e pret një kundërshtarë edhe më i fuqishëm, Salzburgu, edhe atë vetëm javën e ardhshme.

Ndeshjen e parë “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit do ta zhvillojnë në transfertë me 7/8 gusht, teksa atë kthyese në Shkup me datë 14 gusht.

Leave a Reply