Shkëndija ka siguruar një vend për në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, pasi i’a doli të eliminojë kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspol, njofton “infOSport.mk”. Skuadra tetovare sonte në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Tiraspol barazoi pa gola, që ishte e mjaftueshme për të siguruar një dy luftim përballë gjigandëve austriak të Salzburgut.
“Kuqezinjëve” nga Tetova u mjaftoi ai gol i Besart Ibraimit në ndeshjen e parë në Shkup, që bëri që sonte e gjithë Tetova, por edhe Shkupi, Prishtina e Tirana të festojnë dhe ti gëzohen kësaj fitore historike të skuadrës së Shkëndijës.
Vërtetë Shkëndija po bëhet simbol i shqiptarëve në futboll, ndërsa këtë po e dëshmon që tre vite me rradhë, ku dy herët e para luajti deri në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, ndërsa tashmë për të bërë një gjë të tillë në ligën më prestigjioze europiane, Ligën e Kampionëve, do të duhet të eliminojë Salzburgun, skuadër kjo që vitin e kaluar luajti në gjysmëfinalet e Liga Europa.
Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë si mysafir me 7/8 gusht, teksa atë kthyesenë Shkup me datë 14 gusht.