Futbollistët e Shkëndijës arrijnë në stadiumin e Tiraspol

Futbollistët e Shkëndijës para pak çastesh kanë arritur në stadiumin e Tiraspol, aty ku me fillim në ora 19:00 o të zhvillojnë ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës së Sherif, njofton “infOSport.mk”. Në mesin e futbollistëve “kuqezi” vërehet një atmosferë e bukur, ndërsa futbollistët që të gjithë e marrin me shumë qetësi këtë përballje, ku kërkojnë të shkruajnë sërish historinë.

Ata nëse kalojnë skuadrën moldave të Sherif, për herë të parë do të luajnë në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, që do të ishte edhe suksesi më i madh i shënuar nga skuadra tetovare në kuadër të kompeticionit më të rëndësishëm europian.

“Kuqezinjtë” e Qatip Osmanit do të zbresin në fushë me një epërsi minimale 1:0 të krijuar nga ndeshja e parë në Shkup, kur falë golit të Besart Ibraimit iu gëzuan fitores. Golat e bomberit kërçovarë dolën të jenë të mjaftueshëm për ndeshjen e raundit të parë ndaj uellsianëve të TNS, ndërsa mbetet të shohim nëse edhe kësaj rradhe goli i tij do të jetë i mjaftueshëm që Shkëndija të kaloj tutje.

Rikujtojmë në ndeshjen e raundit të tretë fituesi nga përballja Sherif Tiraspol – Shkëndija, do të përballet me austriakët e Salzburgut.

Leave a Reply