Ferhan Hasani mund të ribashkohet me Shkëndijën?Është ky pa dyshim një super lajm, i cili nëse gjen realizimin do të gëzonte me mijëra tifoz “kuqezi”, të cilët besojnë se Shkëndija me Bubën në skuadër është edhe më e fortë.
Ferhan Hasanit i përfundoi kontrata në fund të sezonit të kaluar, ndërsa termat financiar ishin arsyeja që kapiteni “kuqezi” nuk e vazhdoi kontratën me skuadrën e tij të fëmijërisë. Ai që nga fundi i qershorit është një futbollistë i lirë, mirëpo ende nuk ka mundur të gjejë skuadrën e tij të re, edhe përkundër ofertave të shumta në adresë të tij.
Emri i tij lidhej me një kalim në Turqi dhe Poloni, mirëpo si duket gjasat janë të mëdha që ai edhe në sezonin e ri të veshë fanellën që i qëndron më së miri, atë “kuqezi”, atë të Shkëndijës, me të cilën ka shkruar historinë, dy herë kampion, një herë fitues i Kupës dhe dy herë në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa.
Vallë Buba dhe Shkëndija a do të shkruajnë historinë edhe në Ligën e Kampionëve, mbetet të shihet ditëve në vijim…