Boreci ka shënuar edhe fitoren e tretë në 4 përballjet e fundit miqësore, që kur se pjesë e kësaj skuadre janë edhe dy lojtarët shqiptarë, portieri Burhan Mustafa dhe mbrojtësi, Leonard Kallaba, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy ishin titullarë edhe në takimin e sotshëm të zhvilluar në Pehçevo ndaj skuadrës së SASA nga Makedonska Kamenica, në të cilën ndeshje skuadra nga Velesi shënoi fitore me reuzltatin 2:0, falë një autogoli dhe golit të shënuar nga Mirçevski.
Me Mustafën në portë dhe Kallabën në mbrojtje, Boreci ka regjistruar 3 fitore dhe vetëm një disfatë në 4 ndeshjet e fundit. Ata mundën 3:0 ekipin e Vardar Negotinës, 3:1 ekipin e Kit Go, ndërsa disfatën e vetme e pësuan nga Kozhuvi (0:1).
Rikujtojmë Mustafa skuadrës nga Velesi iu bashkua nga rradhët e FC Shkupit, teksa Kallaba sezonin e fundit ishte pjesë e Vëllazërimit të Kërçovës.
Ndeshjen e rradhës Boreci do ta zhvillojë të dielën që vjen kundër Bregallnicës në Shtip.