Britaniku Luis Hamilton ka triumfuar edhe në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë, duke e çuar në 24 pikë diferencën ndaj pilotit të Ferarit, Sebastian Fetel, i cili sot u ndal në pozitën e dytë.
Ky i fundit zhvilloi një garë mjaft të mirë në pistën hungareze, por vuajti pasojat e shiut në provat zyrtare, pasi u nis në vendin e katërt. Gjithsesi, gjermani në fund arriti të mbyllë garën në vendin e dytë, duke parakaluar pilotin tjetër të Mercedesit, Valteri Botas, vetëm 4 xhiro para fundit të garës.
Podiumi u plotësua nga piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikonen, ndërsa finlandezi tjetër, Botas e mbylli garën në vendin e pestë, pasi u parakalua edhe nga Rikiardo.
Pas kësaj fitore, Luis Hamilton kryeson renditjen për pilotë me 213 pikë, 24 më shumë se Fetel i vendit të dytë, teksa piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikonen me 146 pikë renditet në vendin e tretë.
Sa i përket renditjes tek konstruktorët, është Mercedes që kryeson me 345 pikë, 10 më shumë se Ferrari i vendit të dytë, teksa Red Bull Salzburg me 223 pikë mban vendin e tretë.
Gara e ardhshme kryesore në Formula 1, në program është me datë 26 gusht për Çmimin e Madh të Belgjikës.