Gostivari të enjten ka zhvilluar miqësoren e rradhës në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Dytë, ndërsa për kundërshtarë kishte Korabin nga Dibra, që gjithashtu sezonin e ri do të garoj në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja në fjalë u zhvillua në Mavrovë, ndërsa në fund fitores me rezultatin e thellë 5:0 iu gëzua skuadra e Gostivarit e udhëhequr nga trajneri Mensur Jakupi.
Dy golat e tij të parë me fanellën e Gostivarit i realizoi Lavdrim Skenderi, i ardhur gjatë kësaj vere nga rradhët e Renovës. Po dy gola të tjerë realizoi edhe shkupjani, Florent Osmani, teksa një gol tjetër në këtë fitore bindëse shtoi edhe Betim Miftari.