Skuadra e Sampdorias ka marrë në formë huazimi deri në fund të sezonit sulmuesin e Romës, Gregoar Defrel, me opcion për të blerë lartonin e tij në fund të sezonit, duke paguar njëkohësisht një shumë prej 1.5 milion euro.
Defrel te Roma kishte ardhur sezonin e kaluar nga rradhët e Sasuolos, për një shumë prej 15 milion euro, mirëpo assesi nuk arriti të sigurojë një vend titullari.
Ai zhvilloi 20 ndeshje, pjesën më të madhe nga bankina, duke shënuar vetëm një gol. Në këtë mënyrë te Sampdoria ai besohet se do të ketë më shumë hapësira, ku edhe do të dëshmojë kualitetet e tij në sezonin e ri futbollistik në Itali.
📄 #Defrel joins Doria from @OfficialASRoma: loan with an option to buy ➡️ https://t.co/gKxxjBoldq pic.twitter.com/b8iXBV19zp
— Sampdoria English (@sampdoria_en) July 27, 2018