Mbrojtësi shkupjan Sedat Berisha më në fund ka fituar drejtësinë në gjyq ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Berisha ka fituar gjyqin përballë tashmë ish skuadrës së tij ku luajti gjysmësezonin pranveror, duke mbetur tashmë lojtar i lirë.
Shkupjani fillimisht fitoi gjyqin në FIFA kundrejt Vllaznisë që kishte të pashlyer borxhin ndaj futbollist me 3 paga, ndërsa sot përfundimisht mori edhe driten jeshile për të dalur futbollist i lirë, pasi kontrata aktuale i skadonte në dhejtor të këtij viti.
Në këtë situatë, Berishës i hapen dyert për të firmosur edhe zyrtarisht me Tiranën, me këta të fundit që një kohë të gjatë kërkojnë t’i fitojnë shërbimet e qendërmbrojtësit nga Shkupi.