Drita ka pësuar me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në transfertë ndaj Dudelanzh, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa.
Edhe pse skuadra nga Gjilani kishte avansuar e para në këtë ndeshje me golin e Xhevdet Shabanit në minutën e 45-të, në fund pësoi disfatë minimale, që mban gjallë shpresat e tyre për një kualifikim të mundshëm në raundin e tretë.
Ishte Perez, ai i cili në minutën e 66-të fillimisht kishte barazuar shifrat në 1:1, teksa golin e fitores për skuadrën nga Luksemburgu, e kishte realizuar David Trupel në minutën e 81-të, kur ishte treguar i saktë nga pika e bardhë.
Ndeshja e kthimit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë zhvillohet javën e ardhshme, ndërsa Dritës i nevojitet vetëm një gol për të kaluar në fazën tjetër.