Skuadra e Seviljës edhe zyrtarisht ka transferuar mesfushorin e Selta Vigos, Serzhi Gomez. Ky i fundit me skuadrën “andaluziane” ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, ndërsa shuma që do të paguajnë drejtuesit e skuadrës së Seviljës kap shifrën e 5 milion eurove.
Marrëveshja e Gomez me Selta Vigon skadonte gjatë vitit 2019-të, mirëpo pasi nuk pranoi ta rinovojë të njëjtën, drejtuesit e skuadrës nga “Ballaidos” vendosën ta shesin atë.
Për 4 sezone të kaluara te Selta, mesfushori 26-vjeçar kishte zhvilluar 134 ndeshje.
ℹ @gomez_sergi, refuerzo para la retaguardia sevillista para las 4 próximas temporadas. ✍
Toda la información ➡ https://t.co/1veUQ3evXI pic.twitter.com/EaXBEfDxuT
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) July 25, 2018