Ish futbollisti i Shkëndijës, Imeri vazhdon karrierën në Finlandë

Demir Imeri karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Finlandë, te skuadra e PS Kemi, njofton “infOSport.mk”. Lajmin për portalin tonë e konfirmoi vetë futbollisti kërçovarë, i cili së fundmi ishte pjesë e Kamzës në Superligën shqitare, ndërsa me skuadrën nga elita e futbollit finlandez ka nënshkruar kontratë 18 mujore.

Ai nuk vazhdoi kontratën me skuadrën nga Kamza, ndërsa dëshira e tij ishte që të vazhdojë karrierën jashtë Maqedonisë, edhe përkundër interesimit të disa skuadrave nga Maqedonia dhe Shqipëria.

Imeri bëhet futbollisti i dytë shqiptarë nga Maqedonia që i bashkohet skuadrës së PS Kemi, pasi ditë më parë me këtë skuadër nënshkruajti edhe sulmuesi shkupjan, Husein Demiri.

Ndryshe Imeri karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Vëllazërimit, nga e cila në moshën 16-vjeçare kishte bërë një transferim te Rabotniçki. Falë paraqitjeve të tij të mira u bë edhe pjesë e përfaqësueseve U17 dhe U19 të Maqedonisë, ndërsa në vitin 2014 pasoi transferimi i tij më i bujshëm te Shkëndija e Tetovës, përmes së cilës arriti që të luaj edhe me Maqedoninë U21.

Konkurrenca e madhe te Shkëndija, bëri që drejtuesit “kuqezinj” të huazojnë atë fillimisht te Horizont Turnova dhe më pas edhe Renova, ndërsa gjatë vitit 2017-të, 22-vjeçari realizoi transferimin e tij të parë jashtë vendit, duke nënshkruar me Kamzën, për të cilën skuadër zhvilloi 21 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola në Superligën shqiptare.

Leave a Reply