Besart Ibraimi pa dyshim se është një ndër sulmuesit më të mirë që ndonjëherë ka luajtur te Shkëndija, dhe në përgjithësi edhe në futbollin e Maqedonisë. Përveç klasit të lartë që shfaq në ndeshjet e kampionatit vendor, Ibraimi, një klas ndoshta edhe më të lartë po shfaq në ndeshjet europiane, ku pa diskutim është shndërruar në liderin e skuadrës tetovare për gjatë këtyre tre ndeshjeve në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Ibraimi ka arritur që të realizojë 5 gola në tre ndeshje, po aq gola sa kishte arritur të shënojë edhe edicionin e kaluar në 8 ndeshje të Liga Europa.
Besart Ibraimi gjen golin ⚽️ e 14-të për Shkëndijën në Kupat e Europës#ShkëndijaSheriff #championsleague
Публикувахте от KF Shkëndija в Вторник, 24 юли 2018 г.
Ibra po shënon në kontinuitet edhe në ndeshjet europiane, ndërsa këtë po e bënë duke qenë edhe më i mirë për çdo sezon që vjen.
Rikujtojmë Ibraimi në edicionin e tij të parë me Shkëndijën në Liga Europa në dy ndeshje të zhvilluara kundër Aaberdinit, nuk kishte mundur që të gjejë rrjetën kundërshtare, që më pas në sezonin e ardhshëm 2016/2017 të shënojë 4 gola. Sezonin e kaluar ai arriti shifrën e 5 golave, ndërsa mbetet të shihet se deri ku do të arrijë këtë edicion, ku vetëm pas 3 ndeshjeve tashmë numëron 5 gola….