Trajneri i Sherif Tiraspolit, Goran Sabliq, ka folur para takimit me Shkëndijën e Tetovës, duke dëshiruar që nga Shkupi të largohet me rezultat pozitiv.
“Presim ndeshje të vështirë. E kemi analizuar Shkëndijën, e cila tregoi dy fytyra kundër TNS-së, por ajo neve nuk do të na mashtrojë. Për ne do të jetë e rëndësishme që në takimin e parë të nxjerrim rezultat më të mirë. Do të dua që most ë humbim dhe të shënojmë gol. Nuk besojë që të martën do të vendoset kualifikuesi i këtyre dy dueleve. Në këtë nivel të Ligës së Kampionëve nuk ka skuadra të dobëta dhe maskimalisht e respektojmë Shkëndijën”, ka thënë trajneri i Sherifit, Goran Sabliq.