Vetëm ditë më parë u prezantua edhe zyrtarisht si pjesë e Milanit, ndërsa ende pa zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare, Pepe Reina mund të largohet nga skuadra milaneze. Portieri spanjoll te “rossonerët” erdhi si agjent i lirë, ndërsa tanimë po flitet për shitjen e tij te Çelzi, aty ku do bashkohej me ish trajnerin e tij te Napoli, Mauricio Sari.
#premiumsport#Milan, lo scenario: #Reina solo di passaggio. https://t.co/Ogmj0JYm4V
— PremiumSportHD (@PremiumSportHD) July 23, 2018
Interesant është fakti se Sari ka refuzuar ofertë e bërë nga ana e drejtuesve të skuadrës londineze për angazhimin e portierit të parë të Milanit, Xhanluixhi Donaruma. Nëse transferimi i Reinas bëhet fakt te Çelzi, atëherë 7 herë kampionët e Europës do të përfitojnë plotë 8 milion euro nga shitja e tij në “Stemford Brixh”.