Reali i Madridit është finalisti i dytë në Ligën e Kampionëve Evropian. Një gol i Iskos shuajti të gjitha shpresat e Atletiko Madridit sonte në “Visente Kallderon”, ndërsa ishte i mjaftueshëm që Reali i Madridit të prek finalen e madhe, edhe për të dytin vit me rradhë, njofton “infOSport.mk”.
Atletiko Madridi në 90 minutat e dyta shënoi fitore me rezultatin 2:1, mirëpo ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm që Atletiko Madridi ti hakmerret Realit për dy disfatat e mëparshme në Ligën e Kampionëve Evropian.
Kësisoj Reali i Madridit ka rastin që për herë të parë në historikun e Ligës së Kampionëve Evropian të mbroj titullin e kampionit, në rast se në finalene madhe i’a del që të mund Juventusin, skuadër kjo e cila mbrëmë eliminoi Monakon.
Ndryshe ndeshja filloi shumë mirë për Atletiko Madridin, skuadër kjo e cila në një interval kohor prej vetëm 4 minutash realizoi dy gola të shpejtë, duke ringjallur shpresat.
Golin e parë e realizoi Saul, kur mjaft bukur reagoi në shtyllën e parë dhe me kokë realizoi në rrjetën e Klaudio Bravos, i cili kapituloi edhe përballë Griezman në minutën e 15-të, kur francezi ishte i saktë nga pika e bardhë.
Golin e vetëm dhe me shumë vlera për Realin e realizoi Isko, ndërsa punën më të madhe në aksionin e golit të shënuar nga ana e spanjollit në minutën e 42-të e kreu francezi, Karim Benzema, i cili mjaft bukur depërtoi në zonën kundërshtare duke asistuar për Toni Kros, goditjen e të cilit Oblak e devijoi vetëm deri te këmbët e Iskos, i cili nga afërsia shënoi për 2:1, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i takimit të dytë midis skuadrave madrilene në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Evropian.
Kësisoj Reali me rezultatin e përgjithshëm 4:2 eliminoi Atletiko Madridin, duke siguruar një vend për në finalen e madhe të 03 qershorit kur do të përballet me Juventusin në Kardif.