Shkëndija ka kompletuar marrëveshjen me sulmuesin Valmir Nafiu, edhe pse ky i fundit ditë më parë nënshkroi marrëveshje me skuadrën rumune të Voluntari. 24 vjeçari ka firmosur kontratë dy vjeçare me “kuqezinjtë”, pasi paraprakisht gjeti akordin me drejtuesit e klubit. Praktikisht ky është një rkthim i Nafiut te Shkëndija, shtatë vite pasi u largua në drejtim të Bazelit në Zvicër.
Bëhet fjalë për futbollist të dalë nga shkolla e futbollit Shkëndija, një ndër debutuesit më të ri në historinë e klubit në Ligën e Parë, ndërsa pas mbushur 17-të vite ka shënuar një gol në elitën e futbollit vendor në sezonin garues 2010/2011 kur kuqezinjtë fituan titullin e kampionit për herë të parë në historinë e klubit.
Valmir Nafiu bëhet përforcimi i pestë i Shkëndijës në këtë afat kalimtar, ndërsa të drejtë loje me kuqezinjtë pritet të fitojë pas ndeshjeve me Sheriff Tiraspolin.