Sulmuesi argjentinas i Iinterit, Mauro Ikardi është shndërruar në një objektiv primar për Realin e Madridit. Sulmuesi argjentinas shihet si lojtari ideal për skemat e trajnerit Lopetegi.
Ikardi, që shënoi 29 gola në sezonin e fundit për Interin, nuk ka rinovuar ende me “zikaltrit”.
Bomberit i ka skaduar klauzola prej 110 milionë eurosh të vëna për të nga klubi dhe kur të gjithë presin rinovimin e kontratës së re, që do ta mbante atë tek Interi deri në vitin 2022 me një pagë vjetore prej 7 milionë eurosh, Reali është gati ta rrëmbejë lojtarin.
“Madrilenët” pritet të bëjnë një ofertë prej 80 milionë eurosh plus kartonin e mesfushorit kroat, Mateo Kovaçiç, të cilin e kishin marrë pikërisht nga rradhët e skuadrës së Interit.
Kovaçiç mund të rikthehet sërish në Milano nëse klubi pranon këtë marrëveshje. Nga palët nuk ka asgjë konkrete, por në ditët e ardhshme gjërat priten të bëhen serioze.