Që kur ka mbërritur në Madrid, Vinicius Jr është duke jetuar ëndrrën e tij. Teksa po adaptohet me jetën e tij të re larg Brazilit, ka treguar për ditët e tij të para te Real Madridi.
“Që kur kam mbërritur ndjej diçka ndryshe, mendoj se do të jem shumë i lumtur,” shprehet ai për “Real Madrid TV”.
“Jo vetëm unë, por e gjithë familja ime dhe kolegët. Unë luaj futboll guxues, një nga stilet që luhet në Brazil, gjithmonë me shumë driblime por duke respektuar kundërshtarin. Qëllimi im është të shënoj shumë dhe të ndihmoj ekipin. Imagjinoj një vit të mrekullueshëm, ku tifozët do të festojnë shumë tituj me mua dhe tifozët. Mbi të gjitha, dua të fitoj Ligën e Kampionëve”.