Çezli si duket me Mauricio Sarin dëshiron tituj në Angli, ndërsa për të bërë një gjë të tillë, patjetër që duhet mos të ndahet me yjet që ka në skuadër. Një ndër ta pa dyshim se është edhe belgu Eeden Hazard, për shërbimet e të cilit Reali i Madridit ka ofruar plotë 180 milion euro, por që edhe kjo shumë është refuzuar nga ana e Roban Abramoviç.
Para fillimit të Botërorit në Rusi, Hazard kishte refuzuar ofertën për rinovimin e kontratës me Çelzin, edhe pse skuadra nga “Stemford Brixh” i kishte ofruar atij plotë 350 mijë euro në javë, duke e bërë futbollistin më të paguar në historinë e këtij klubi.
Hazard ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’iu bashkuar Real Madridit, ndërsa aktualisht ndodhet në pushime dhe po psuhon pas paraqitjeve të shkëlqyeshme që bëri në KB “Rusi 2018”, kur me Belgjikën e tij e mbyllën në pozitën e tretë, duke iu gëzuar medaljeve të bronzta.
Mirëpo edhe përkundër dëshirës së tij, Çelzi nuk e ka ndërmend që ta lëshoj dhe do e mbajë në “Stemford Brixh”, Eden Hazard, për shërbimet e të cilit gjithashtu interes ka shfaqur edhe Barcelona.
Hazard me Çelzin ka kontratë deri verën e vitit 2020.