E ka nisur me shumë vrullë ndeshjen Atletiko Madridi, skuadër kjo e cila në minutën e 11-të shënoi golin e parë të takimit, ndërsa vetëm 4 minuta më pas realizoi edhe një tjetër, duke shtuar shpresat se mund të përmbysin epërsinë 3:0 të Realit të Madridit nga ndeshja e parë.
Golin e parë e realizoi Saul, kur mjaft bukur reagoi në shtyllën e parë dhe me kokë realizoi në rrjetën e Klaudio Bravos, i cili kapituloi edhe përballë Griezman në minutën e 15-të, kur francezi ishte i saktë nga pika e bardhë.
2:0 vetëm pas 15 minutave lojë dhe gjithça e hapur sonte në “Visente Kallderon” ku mund të ndodh edhe çudia.