Interi ka zhvilluar edhe miqësoren e tretë me rradhë, kësaj rradhe ndaj rusëve të Zenit, ndeshje kjo që në fund dhuroi një spektakël me plotë 6 gola dhe barazimin 3:3. Ndeshja nisi mirë për “zikaltërit” e Spalletit, që avansuan në minutën e 15-të me anë të Kandrevas, ndërsa nuk vonoi shumë dhe në të 27-tën, Zeniti barazoi shifrat me anë të Noboa.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa vetëm pas 5 minutave të kaluara në pjesën e dytë, Interi me anë të Mauro Ikardit nga pika e bardhë avansoi sërish në këtë ndeshje, për të pasuar dy gola të shpejtë të rusëve me anë të Mak (64’) dhe Hernani (73’).
Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi Interi 3, Zeniti 3 e vendosi Lautaro Martinez me golin e realizuar në minutën e 75-të. Ishte ky goli i dytë për argjentinasin e ardhur te “zikaltërit”, në ndeshjen e tij të tretë, pasi kishte shënuar edhe ndaj Luganos (3:0).