Pasi ditë më parë edhe zyrtarisht u emërua në postin e trajnerit te Çelzi, strategu italian, Mauricio Sarri, tashmë është vënë në kërkim të përforcimeve të reja për klubin londinez nga “Stemford Brixh”.
Sarri është duke kërkuar treshen e futbollistëve të skuadrës kampione të Italisë, Juventusit, dhe si duket ka gati rreth 200 milionë euro, për ti rrëmbyer shërbimet e tyre.
Fjala është për mbrojtësin Rugani, mesfushorin Pjaniç dhe sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.
Edhe pse ky duket një operacion shumë i vështirë, Sarri ende mban shpresa se një gjë e tillë do të ndodhë.
Pasi që Juventusit i kushtoi shumë transferimi i aktualisht, lojtarit më të mirë në botë Kristiano Ronaldo, do të jetë e vështirë të refuzojë një shumë të tillë, por se a do të jetë e gatshme “Zonja e Vjetër” të lirohet nga shërbimet e të tre futbollistëve mbetet të shihet.