Bisedimet midis Barcelonës dhe Lionel Messit për vazhdimin e kontratës janë në fazën përfundimtare, ashtu që argjentinasi pritet që në 10 ditët në vijim edhe zyrtarisht të firmos kontratë të re me “katalunasit” që do ishte valide deri në vitin 2022.
Kontrata aktuale e Messit përfundon në qershorin e vitit 2018-të, mirëpo drejtuesit “katalunas” nuk dëshirojnë ti lënë asgjë rastit dhe dëshirojnë që të lidhin atë me kontratë të re, që njëherit do e pensiononte atë në “Kamp Nou”.
Mediat në Spanjë flasin për avansimin e bisedimeve mes drejtuesve të Barcelonës dhe babait të Lionel Messit, që njëherit luan rolin e agjentit të tij.
Messi me kontratën e re do të përfitojë plotë 30 milion euro në sezon, apo 276 mijë euro në javë, ndërsa nëse e thjeshtëzojmë edhe më shumë, ylli argjentinas do të përfitojë thuajse një euro për sekondë (saktësisht 0.95 cent për sekondë).
Kjo ofertë është shumë e majme, ashtu që me shumë gjasa Barcelona do të bind Messin që të qëndrojë në “Kamp Nou” edhe për 5 vite të tjera, ku si pas kontratës së re ai do të ketë një pagë edhe më të lartë se Kristiano Ronaldo.