Kampion nuk të bëjnë vetëm fitoret në terren apo titujt e fituar. Kampion duhet të jesh edhe në zemër, në shpirt dhe në sjellje. I tillë duket padyshim shkupjani Zekirja Ramadani, trajneri i ri që shkruajti një histori të freskët me Trpeça 89 të Mitrovicës me të cilët u shpall kampion i Kosovës, për herë të parë në ekzistencën e klubit.
Trajner që edhe pse në moshë të re, po bën një karrierë bukur të mirë për këtë periudhë prej kur ushtron këtë zeje me sukses ka drejtuar tre skuadra në tre shtete. Pas startit me ekipin e tij amë Shkupin në Maqedoni, Ramadani kaloi një sezon me Flamurtarin e Vlorës në Shqipëri, ndërsa tani del kampion me Trepça 89 në Kosovë.
Ecuri të bukura me përfundim të shkëlqyeshëm te skuadra e tij e fundit, ndërsa madhështia e vërtetë del me deklaratën e tij pas kësaj arritje. Ai në një postim në profilin e tij në fejsbuk, nuk len pa falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e këtij suksesi, ndërsa për veten e tij len krenarinë që mundi të drejtojë ekipin në këtë periudhë historike.
Në vazhdim postimi i plotë i Ramadanit, pasi edhe matematikisht siguroi titullin kampion me Trepça 89.