Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, me postimin e tij të fundit në profilin zyrtarë në “Instagram”, Gledi Mici veçmë ka konfirmuar ndarjen me Skënderbeun edhe njëherë tjetër, duke lënë për tu kuptuar se e ardhmja e tij është e lidhur me Shkëndijën e Tetovës, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti nga Tirana kishte shkruar: “Largohem me zemrën plot. Faleminderit Skënderbe”, duke përshëndetur në këtë mënyrë të gjithë nga skuadra korçare, pjesë e së cilës ishte për dy vite me rradhë, duke fituar të tre titujt ekzistues në Shqipëri, titullin kampion, Kupën dhe Superkupën.
Edhe pse për shërbimet e Micit interes kishte edhe nga skuadrat e Superligës së Shqipërisë, dëshira e Micit për të provuar veten jashtë vendlindjes së tij ishte vendimtare në përzgjedhjen e tij për t’iu bashkuar Shkëndijës, skuadër kjo që këtë vit pretendon më shumë në garat europiane, qoftë grupet e Liga Europa, apo edhe të Ligës së Kampionëve.