Pas fitores ndaj UEFA-s, Milani fiton edhe Novarën (VIDEO)

Milani ka nisur me fitore përgatitjet verore në prag të sezonit të ri 2018/2019. “Rossonerët” pasi dolën fitues në gjyqin e CAS ndaj UEFA, dolën fitues edhe përballë Novarës, duke shënuar fitore me rezultatin 2:0.

Suso (23’) dhe Davide Kalabria (42’) ishin autorë të golave për Milanin në këtë ndeshje, në të cilën trajneri Xhenaro Gatuzo gjatë pjesës së parë kishte inkuadruar në lojë 6 futbollistë titullarë nga sezoni i kaluar, edhe atë Donaruma, Kalabria, Bonuçi, Kesie, Suso dhe Kutrone.

I rikthyeri nga rradhët e Xhenoas, Andrea Bertolaçi, i cili la përshtypje të mirë te trajneri Gatuso, gjithashtu ishte titullarë në këtë ndeshje.

MILANI (4-3-3):
Ekipi i parë: Xhanluixhi Donaruma, Davide Kalabria, Leonardo Bonuçi, Mateo Musakio, Luka Antonelli, Manuel Lokatelli, Frank Kesie, Andrea Betolaçi, Suso, Patrik Kutrone, Fabio Borini.
Rezervat: А. Donaruma, Ignasio Abate, Belodi, Lamas, Alesio Romanjoli, Breshianini, Hakan Çalhanogllu, Hose Mauri, Rikardo Montolivo, Torasi, Dias, Nikolla Kaliniç, Tsadzhu.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply