Skuadra greke e Arisit do të jetë destinacioni i rradhës i reprezentuesit shqiptarë, Migjen Basha. Ka qenë vetë futbollisti shqiptar, ai i cili në një prononcim për mediat është shprehur se ka firmosur një parakontratë me skuadrën greke dhe se së shpejti do të shkojë për të kryer vizitat mjekësore.
“Kam nënshkruar një parakontratë me skuadrën e ngjitur në divizionin e parë, Aris Selanik. Do të shkoj të dielën për të kryer vizitat mjekësore. Nëse gjithçka shkon në rregull, do të bëhet zyrtare. Aris ka ambicie dhe mund të mbështetet në një super tifozeri. Telefonova disa ish-shokë skuadre grekë dhe lojtarë shqiptarë që luajnë në Greqi. Kam pasur përshtypje pozitive për këtë klub”, tha mes të tjerash mesfushori shqiptar.
Rikujtojmë me një transferim të mundshëm te Arisi ditë më parë lidhej edhe emri i Armando Sadikut, e ardhmja e të cilit si duket është shumë larg Levantes dhe Spanjës.