Kombëtarja e Shqipërisë gjatë muajit shtator do të zhvillojë ndeshjet e para në kuadër të Ligës së Kombeve, një kompeticion ky i ri në arenën ndërkombëtare. Shqipëria ndodhet në Grupin 1, bashkë me Izraelin dhe Skocinë.
Përveç datave, tashmë janë caktuar edhe stadiumit, ku “kuqezinjtë” do ti zhvillojnë të dyja ndeshjet si nikoqir.
Ndeshjen e parë kundër Izraelit, Shqipëria do ta zhvillojë me 7 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa ndeshjen kundër Skocisë do ta zhvillojë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me 17 nëntor. Të dyja ndeshjet startojnë në ora 20:45, ndërsa deri atëherë Kristian Panuçi do të ketë kohë të mjaftueshme për të përgatitur sa më mirë skuadrën.