Sot në Lozanë të Zvicrës është mbajtur gjyqi në CAS për çështjen e Milanit. Klubi italian u dënua nga UEFA me 1 vit larg Kupave të Europës, por italianët nuk u kënaqën me këtë vendim, duke e apeluar atë.
Ka zgjatur plot 8 orë gjyqi dhe Milan është paraqtiur me prova komplekse dhe të ngjeshura.
Nga ana e klubit italian kanë folur plot 8 përfaqësues përkundrazi nga ana e UEFA-s vetëm 2 të tillë. Ndërkohë sipas “Sport Mediaset” vendimi pritet të merret që sot në darkë dhe do të publikohet nesër në mëngjes pas orës 11:00. Media të tjera italiane thonë se vendimi mund të bëhet i ditur edhe sot, ndërkohë në Milano janë të gjithë duke shpresuar se vendimi do të jetë në favor të tyre.