Fatih Ismaili sezonin e ri futbollistik do të luaj te Gostivari në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë. Ashtu siç mëson “infOSport.mk”, futbollisti i talentuar shkupjan te Gostivari do të luaj në formë huazimi për një vit, ndërsa me siguri se trajneri Mensur Jakupi me angazhimin e tij ka përfituar në pjesën ofenzive.
Ismaili është një futbollist që ka dalë nga shkolla e futbollit të FC Shkupit, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me EuroMilkun dhe Vëllazërimin e Kërçovës.
21-vjeçari Ismaili ishte pjesë e “bardhekaltërve” nga Çairi edhe në dy ndeshjet eliminatore të Liga Europa kundër Gllazgou Renxhers, kur në ndeshjen e kthimit në Shkup në minutat e fundit të takimit morri besimin e trajnerit Zekirja Ramadani.
Fatih Ismaili i bashkangjitet KF GostivariGostivari…Ti urojmë mirëseardhje Fatit…#OneCityOneTeamOneDream
Публикувахте от KF Gostivari в Четвъртък, 19 юли 2018 г.