Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Ssamir Ujkani karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi. Pasi mbylli kontratën me skuadrën italiane, Kremonese, Ujkani ka vendosur ti thotë “PO”, skuadrës së Rizespor që garon në Superligën turke.
Ky transferim është konfirmuar edhe nga mediat italiane dhe ato turke, ndërsa vlen të ceket se Ujkani te Rizespor do të rigjejë bashkëoljtarin e tij nga përfqësuesja e Kosovës, sulmuesin Vedat Muriqi. Sipas informacioneve që vijnë nga mediat turke, Ujkani gjatë ditës së sotme do të ju nënshtrohet vizitave mjekësore, pas së cilave do të firmos kontratën me skuadrën turke, që këtë vit u rikthye në mesin e skuadrave më të mira në futbollin turk.
Rikujtojmë Rizespor shihet si destinacion i mundshëm edhe i Ferhan Hasanit të Shkëndijës, ndërsa me një transferim të mundshëm te kjo skuadër lidhej edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, për të cilin interesim gjithashtu ka shfaqur edhe skuadra greke e Aris.