CAS gjatë ditës së sotme do të marrë vendim përfundimtarë për Milanin, ndërkohë që për momentin “kuqezinjtë” janë jashtë Europës, pas pezullimit 1-vjeçar që ka ardhur nga UEFA.
Milani do të përfaqësohet sot në KAS nga avokatët Kapeli dhe Aielo, nga administratori Fasone dhe përgjegjësi financiar Valentina Montanari. Do të jenë gjithashtu edhe Antonio Rigoci, një ekspert në lidhje me çështjet sportive dhe mbi të gjitha fitimtar (rasti i Juventusit në çështjen Fifa-Mutu), dhe Frack Tuil, përfaqësues i fondit “Elliott”.
CAS-i vendos, nëse Milani do të jetë në Europa apo jo. Seanca tashmë ka nisur dhe parashikohet të zgjasë deri pasdite, për shkak të ballafaqimit të fakteve nga të dyja palët. Vendimi pritet të mësohet pas orës 18:00, ndërsa deri atëherë tifozët milanistë do të qëndrojnë në ankth, duke shpresuar në një vendim pozitiv për skuadrën e tyre të zemrës.