Struga Trim Lum dhe Korabi ndahen miqësisht

Struga Trim Lum dhe Korabi janë ndarë miqësisht në ndeshjen e zhvilluar në Strugë, njofton “infOSport.mk”. 1:1 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, në të cilin skuadra strugane kishte më shumë nga loja, mirëpo që në fund duheshe të kënaqet me këtë barazim.

Trajnerët e të dyja skuadrave provuan të gjithë futbollistët që kanë në disponim, përfshirë këtu edhe prurjet e reja, ndërsa te Struga Trim Lum u vërejtë prezenca edhe e disa futbollistëve të rinj, të cilët ndodhen në prova.

Ndryshe të parët që avansuan në këtë ndeshje ishin dibranët, të cilët përfituan nga një kundërzbritje dhe me anë të të Drilon Kolecit avansuan me rezultatin 0:1. Ishte ky njëherit edhe rezultati i 45 minutave të para, ndërsa barazimin Struga Trim Lum e arriti gjatë pjesës së dytë me anë të Agon Hajredinit, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e rradhës Strga Trim Lum do ta zhvillojë të shtunën (21 korrik) në Ohër kundër Renovës, ndërkohë Korabi një ditë më herët (20 korrik), në Dibër do të zhvillojë miqësoren kundër Sileksit.

Leave a Reply