Dembele ndërton një xhami në vendlindjen e nënës së tij

Sulmuesi i Barcelonës, Usmane Dembele, i cili ditë më parë me Francën u shpall kampion Bote, ka vendosur që parat e fituara nga Botërori i Rusisë, ti shpenzojë në ndërtimin e një xhamie në vendlindjen e nënës së tij, në rajonin e Diaguily, në jug të Mauritanisë, në kufi me Senegalin.

Ai një gjë të tillë ka bërë me zemër, ndërsa në këtë mënyrë ndoshta edhe shleu borxhin ndaj vendlindjes së nënës së tij, që i kishte bërë ftesë për të luajtur me Mauritanën.

Ndryshe origjina e Dembeles është e përzier, pasi babai i tij është me origjinë nga Mali. Rikujtojmë ditë më parë edhe një kampion tjetër i Botës, Kilian Mbape kishte vendosur që të ardhurat e fituara nga Botërori i Rusisë ti shpenzojë për bamirësi. Vërtetë dy gjeste që duhet përshëndetur, aq më tepër se bëhet fjalë për dy futbollistë në moshë të re, që megjithatë mendojnë për ata që kanë nevojë dhe origjinën nga vijnë.

 

Leave a Reply