Zekirja Ramadani thotë se FC Shkupi tashmë është ritur shumë si skuadër dhe se është e gatshme për të luftuar krah për krah me dy skuadrat e mëdha, Shkëndijën dhe Vardarin, njofton “infOSport.mk”.
“Mendoj se do ju bëjmë ballë shumë këtyre dy skuadrave, Shkëndijës dhe Vardarit, dhe se do të garojmë në hap të barabartë me këto skuadra. Unë ju premtoj se Shkupi për çdo vit tashmë do të luaj në Europë, ky është vetëm fillimi” – tha Ramadani.
FC Shkupi sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e katërt, duke siguruar një vend për në ndeshjet europiane pas plotë 14 viteve, ndërsa mbetet të shihet sezonin e ri, nëse skuadra nga Çairi do të bëjë një hap para dhe do ti gëzohet ndonjërit prej trofeve.